Edhe opozita në Turqi lavdëron aksionin e arrestimit të shtetasve turq në Kosovë

Aktuale

Edhe opozita në Turqi lavdëron aksionin e arrestimit të shtetasve turq në Kosovë

Më: 3 prill 2018 Në ora: 11:47
Devlet Bahceli

Lideri i partisë opozitare Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahceli, ka lavdëruar operacionin e agjencisë së Inteligjencës turke (MIT) në Kosovë që rezultoi me arrestimin e gjashtë shtetasve turq të dyshuar si pjesëtarë të Lëvizjes së Gylenit (FETO), e cila cilësohet organizatë terroriste në Turqi.

Në bashkëpunim me AKI-në, MIT-i arrestoi gjashtë burra, të cilët Turqia thotë se janë përgjegjës për largimin e pjesëtarëve të organizatës FETO nga Turqia për në Evropë e SHBA, krahas aktiviteteve të tyre në Ballkan, raporton “Mynet”.

“Këtë duhet ta bëjë shteti [turk]”, ka thënë Bahceli gjatë takimit të Grupit Parlamentar të partisë së tij të martën.

“Ka shumë tradhtarë [të FETO-s] që po veprojnë si të çmendur në SHBA dhe në vende evropiane”, shtoi ai.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat