Hapat e parë drejt arrestimit: Para 6 muajsh, prokurori turk solli listën e gylenistëve në Kosovë

Aktuale

Hapat e parë drejt arrestimit: Para 6 muajsh, prokurori turk solli listën e gylenistëve në Kosovë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 20:55
Kivilcim Kiliç, Aleksandër Lumezi dhe Mehmet Akarca

Listën me emra të gylenistëve e solli në Kosovë prokurori i përgjithshëm turk.

Presioni nga Turqia që Kosova t’i arrestojë qytetarët turq që kanë pikëpamje të njejta me politikat e Fetulah Gylenit, ka nisur qysh para 6 muajsh.

Në tetor të vitit të kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kishte nisur për në Prishtinë një delegacion të Prokurorisë të kryesuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca.

Delegacioni ishte pritur ngrohtësisht nga Kryeprokurori, Aleksandër Lumezi, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni.

Delegacioni po shoqërohej vazhdimisht edhe nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, e cila së fundi u raportua se ishte pjesë e skenarit të arrestimit dhe deportimit të 6 gylenistëve për në Turqi.

Arsyeja e vizitës, sikur kishte raportuar edhe Televizioni Publik I Kosovës, ishte e qartë; arrestimi dhe ekstradimi i gylenistëve që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

I pari i prokurorisë turke ishte shprehur i kënaqur me bashkëpunimin që po I ofronte Kosova.

Madje, Delegacioni besohet se me vete kishin sjell një listë me emra të dhjetëra personave turq me qendrim në Kosovë, që Prokuroria e Turqisë i llogariste terroristë, dhe që kërkonte që ata të ekstradoheshin në Turqi.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat