Haradinaj më në fund i kundërpërgjigjet Erdoganit

Aktuale

Haradinaj më në fund i kundërpërgjigjet Erdoganit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 19:05
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundër përgjigjur komenteve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe se këtë duhet ta dinë të gjithë.

Ai këto komente i bëri në promovimin e gatesave tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

I pari i Ekzekutivit vendor tha se shqiptarët respektojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, pavarësisht identitetit të tyre dhe se Kosova asnjëherë nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve të huaja.

Haradinaj: Punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë

“Duke përkujtuar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dëshmojmë se i kemi rrënjët e thella, edhe Kosova dhe krejt shqiptarët kudo që janë. Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’i them se nuk na njohin atëherë, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë me na njoft, se kurrë nuk është në traditën tonë me hi në punët e shtëpisë të dikujt tjetër. Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë, kemi me i bërë vetëm ne kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat