Avokati i Erdoganit flet për “gylenistët” e arrestuar në Kosovë, paralajmëron aksione tjera

Aktuale

Avokati i Erdoganit flet për “gylenistët” e arrestuar në Kosovë, paralajmëron aksione tjera

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:51
Recep Tayyip Erdogan

Avokati i presidentit turk, Hussein Aydin ka komentuar arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova.

Duke i cilësuar si të rrezikshëm, Aydin ka thënë se aksione për arrestimin e gylenistëve do të vazhdojnë edhe më tutje.

Në një intervistë për TRT, Aydin deklaroi se operacioni në Kosovë nuk është i pari, por as i fundit.

“Shërbimi Informativ Kombëtar do të vazhdojë operacionet e tij kudo. Operacioni i realizuar në Kosovë nuk ishte i pari dhe pjesëtarët e lëvizjes së Fethullah Gylenit nuk kanë ku të arratisen”, tha avokati i Erdoganit.

Aydin tutje tha se anëtarët e lëvizjes së Gylenit do të ndiqen sipas ligjit penal në Turqi.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat