Zyrtari i lartë turk për 6 gylenistët: Kosova na bëri favor të madh

Aktuale

Zyrtari i lartë turk për 6 gylenistët: Kosova na bëri favor të madh

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:39
Hakan Çavusoglu

Sipas Zëvendëskryeministrit të Turqisë, Hakan Çavusoglu, Kosova ka shpëtuar vetën kur i ka dorëzuar pushtetit të Erdoganit gjashtë shtetasit turq, që i Ankaraja i quan terroristë.

Zv.kryeministri turk ka thënë sot se depërtimi i gjashtë gylenistëve, drejtues dhe profesorë në Kolegjin Mehmet Akif në Kosovës, ka qenë veprim i duhur për të dy shtetet.

 “Situata e zhvilluar në Kosovë është një favor i madh nga Kosova për të ardhmen e Turqisë. Prandaj, detyra këtu nuk është vetëm për të kapur terroristët dhe për t’i çuar ata para drejtësisë turke, por edhe për të shpëtuar Kosovën nga një rrezik dhe kërcënim i madh”, ka thënë Çavusoglu.

Edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë vikendit e kishte komentuar kapjen e gjashtë gylenistëve në Kosovë dhe dorëzimin e tyre në Turqi.

Erdogan falëndëroi presidentin Hashim Thaci, duke konfirmuar kështu se ky i kishte plotësuar dëshirën duke ia dorëzuar gylenistët ndërsa tha se kryeministrit Ramush Haradinaj duhet t’i vijë turp pse shkarkoi Ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat