Ish mjeku i UÇK-së kritika për Presidentin: Njeriu që mashtron, nuk është politikan, por mashtrues

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së kritika për Presidentin: Njeriu që mashtron, nuk është politikan, por mashtrues

Më: 2 prill 2018 Në ora: 08:39
Hashim Thaçi

Ish mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim në Facebook është treguar shumë kritik ndaj Presidentit Hashim Thaçi. Ai ndonëse nuk e ka përmendur me emër, e ka përshkruar si një njeri që po i mashtron të gjithë dhe po i nënshtron të gjithë. Por ai thotë se, ai që mashtron të gjithë nuk është politikan, por mashtrues.

Postimi i plotë:

Politikan i zoti, thonë disa, sepse të gjithë po i mashtron dhe po i nënshtron. Por si nuk e kuptojnë ata se njeriu që mashtron, nuk është politikan, por mashtrues. As ai që genjen nuk është politikan, por genjeshtar, njeri me mungesë përgjegjësie për ta thënë të vërtetën. Apo më thjesht, me mungesë morali. E çka po të duhen majat e politikës kur mungesa e moralit duket edhe më qartë nga ato maja?!

- Mbret bëhesh, por njeri nuk bëhesh! - i kishte thënë babai djalit. Dhe, një ditë pkërisht ai djalë vërtet ishte bërë mbret, por kurrë nuk kishte arritur të bëhej njeri. Dhe, babai përseri nuk ndërroi mendjen as gjykimin për të birin.

- Para vetes, tha ai, vërtet po e shoh mbretin, por nuk po e gjej dot njeriun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat