Ambasadori zviceran në Beograd: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë

Aktuale

Ambasadori zviceran në Beograd: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kusht për Serbinë

Më: 1 prill 2018 Në ora: 11:38
Philippe Guex

Ambasadori zviceran në Beograd, Philippe Guex, se hyrja e Serbisë në BE do të varet nga normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Zvicra dhe Serbia e kanë të qartë se nuk pajtohen lidhur me Kosovën, pasi ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Ne kemi një diasporë të madhe kosovare në Zvicër, prandaj i japim ndihmë Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do të jetë vendimtar për hyrjen e Serbisë në BE”, tha ambasadori zviceran për gazetën serbe.

Ambasadori zviceran tha se Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat