Juristi Kelmendi tregon se kush tjetër duhet të shkarkohet pas arrestimit të gylenistëve

Aktuale

Juristi Kelmendi tregon se kush tjetër duhet të shkarkohet pas arrestimit të gylenistëve

Nga: D.RR Më: 31 mars 2018 Në ora: 18:12
Flamur Sefaj dhe Driton Gashi

Profesori universitar dhe jurist i njohur, Muhamet Kelmendi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shpjeguar në mënyrë juridike se kush tjetër duhet të shkarkohet pas ministrit Sefaj dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi.

Ai thekson se pa një urdhër të Thaçit, organet nuk do ta merrnin një aksion të tillë.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Nga te dhënat mbi te cilat funksionon Policia e Kosovës, nga pozita zyrtare, vetëm Shpend Magjuni, drejtor i Policise se Kosovës, si dhe drejtori i AKI-se, z. Gashi, janë përgjegjës për nxjerrjen e vendimit për kapjen dhe deportimin e Gulinisteve ne mënyrë ilegale ne Turqi.
Shpend Maxhuni dhe drejtori i AKI-se, z. Gashi, e dinë dhe duhet te deklarohet për rastin dhe mbi bazën e tille te merren masa ligjore.
E masat ligjore janë:
Shkarkimi i ministrave kompetent, si atij te jashtëm, te brendshëm dhe te drejtësisë,
Shkarkimi i drejtorit te Policisë, 
Shkarkimi i drejtorit te AKI-se,
Shkarkimi i zyrtarit qe ka dhënë urdhër per leje te aeroplanit për ekstradim etj.
Duket se vendimin e ka marre z. Thaci dhe ai kerkohet te japi llogari para Kuvendit dhe shtetit tone. 
Pa një urdhër te Presidentit nuk do te vepronin keto organe. 
E keqja është anashkalimi i Kryeministrit si kompetent kryesor ne deportim.
Këtu ka shkelje te renda dhe duhet edhe përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat