Kryeministri takohet me familjarët e të arrestuarve

Aktuale

Kryeministri takohet me familjarët e të arrestuarve

Më: 31 mars 2018 Në ora: 15:26
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dal sot para familjarëve të shtetasve turq që u arrestuan dhe u depërtuan të enjten në Turqi.

Familjarët e të arrestuarve kanë ardhur në mesditën e së enjtes para ndërtesës së Qeverisë për të kërkuar sqarime për të arrestuarit.

Në mbështetje të këtyre familjarëve kishin dal edhe një grup i nxënësve të shkollave që i takojnë institucioneve arsimore“Gulistan”.

Haradinaj tha se arrestimi i familjarëve të tyre ka qenë befasi, por që sipas tij befasi të tilla nuk do ketë më.

Ai familjarëve të depërtuarve turq  iu garantoi se çdo kërkesë të tyre do e shqyrtojnë.

Haradinaj: Nuk do ketë më befasi

“Ata kolegët me të cilët dje keni pasur takim iu kanë shpjeguar pak  a shumë. Tash kemi marr sot vendim, që asnjë vendim tjetër nuk mundet me qenë befasi për askënd. Kjo nënkupton se nuk do të ketë befasi më, kjo ka qenë një befasi, por nuk do të ketë më...Edhe unë iu falënderoj dhe uroj që të zgjidhet si duhet. Ju si familje këtu çdo kërkesë tuajën ne do e shqyrtojmë” , tha kryeministri Haradinaj.

Kurse, familjarët kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që t’iu garantoj se në Kosovë mund të jetojnë pa frikë.

Gruaja e Yusuf Karabina, Jasemin Karabina u shpreh e shqetësuar se me avokatët që i kanë angazhuar në Turqi nuk po mund të kontaktojnë.

Karabina ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të sigurojnë prova konkrete që vërtetojnë se të afërmit e tyre janë deportuar për në Turqi.

Karabina: Presim të na ofrohen prova konkrete se familjarët tanë janë depërtuar në Turqi

 “Ne sot në mëngjes kemi pa disa video, sipas të cilave pretendohet se bashkëshortët tanë janë dërguar,  janë deportuar nga Kosova. Ne kemi kërkuar video incizimet dhe ajo e cila është provuar me video incizime, ne i besojmë dhe mund të provohet se ata kanë hyrë në aeroportin e Prishtinës. Avokatët tonë të cilët i kemi angazhuar në Turqi , tash e dy ditë nuk kemi pasur mundësi t’i kontaktojmë, nuk po lejohet takimi me ta , dhe nuk kemi asnjë informatë zyrtare që ata gjenden në Turqi, dhe as avokatët nuk mund të sigurojnë një provë të tillë. Edhe nga kryeministri edhe nga organet tjera të vendit presim që të na ofrohen prova konkrete me të cilat mund të shohim me sytë tanë , të dëgjojmë me veshët tanë se ata me të vërtetë janë depërtuar nga aeroporti i Prishtinës dhe gjenden në Turqi”, tha  Karabina.

Ndryshe, që nga mbrëmë familjarët e gjashtë të arrestuarve turq që ditë me parë u arrestuan dhe u depërtuan për në Turqi, kanë qëndruar tek Aeroporti i Prishtinës” Adem Jashari”, duke besuar që të dashurit e tyre ndodheshin aty.

Kurse, sot gjatë ditës nëpër media kanë qarkulluar pamje ku shihen të arrestuarit turq duke u verifikuar nëpër kontrolle derisa në një video shihen edhe duke hipur në aeroplan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat