Haradinaj: S’ka me guxu askush në Kosovë me marr vendime individuale

Aktuale

Haradinaj: S’ka me guxu askush në Kosovë me marr vendime individuale

Më: 31 mars 2018 Në ora: 12:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar vendimin e tij për shkarkimin e Driton Gashit dhe Flamur Sefajt. Kryeministri ka thënë se Sefaj e Gashi ishin vartës të tij dhe duhej të njoftonin atë për vendimin e deportimit të gjashtë turqve nga Kosova.

“Në hetimin e parë para marrjes së dy vendimeve kam ardh në përfundim se dy vartësit e mi që i detyrohen komunikimit me mu, nuk më kanë njoftuar për rastin në fjalë duke humbur besimin tim. Për një arsye të caktume ata nuk më kanë besu mu. Nuk ndihem mirë që nuk më kanë informu, për këtë ju kam thanë që mos të gaboi kush me shku në këtë rrugë. Nuk do të tolerojmë më situata të tilla. Vendimi që e kam marrë është i pakthyeshëm dhe është i menjëhershëm. Nuk guxon mo kush në Kosovë me marr vendime individuale “ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat