Kuvendi bëhet arenë debatesh rreth deportimit të shtetasve turq

Aktuale

Kuvendi bëhet arenë debatesh rreth deportimit të shtetasve turq

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 30 mars 2018 Në ora: 19:15
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh ditën e premte në dy seanca të ndara, në të cilat shqyrtoi dhe diskutoi për disa vendime dhe projektligje të fushave të ndryshme.

Në seancën e pare, Kuvendi diskutoi pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 16 dhe 23 mars ku pika e pare e rendit te ditës ishte votimi i rekomandimeve nga interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Ndërkaq në seancën e rregullt, Kuvendi shqyrtoi Projektligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, projektligjin mbi kontrollin e brendshëm të financave publike, projektligjit për azil, projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huajt, projektligjin mbi mbrojtjen nga rrezatimi dhe sigurinë Bërthamore, etj.

Mirëpo në këto seanca pati më shumë debat të ashpër mes deputetëve rreth arrestimit dhe deportimit për në Turqi të gjashtë shtetasve turq, e ky arrestim i tyre u bë nga AKI-ja në bashkëpunim me policinë e Kosovës, me urdhër të Erdoganit. E mos informimi i krerëve të shtetit të Kosovës për këto arrestime, pasoi me shkarkimin e ministrit të punëve të brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi.

Molliqaj pyet: Kush urdhëroi arrestimin e shtetasve turq?

Dardan Molliqaj, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) i është bashkuar debatit që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës lidhur me arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq.

Molliqaj ka shprehur habi lidhur me deklarimet e tre krerëve institucionalë se nuk ishin në dijeni të aksionit policor. Ai ka përmendur një herë rastin e arrestimit të Marko Gjuriq, pastaj edhe atë të shtetasve turq.

Sipas Molliqajt, në rastin e Gjuruqit prapa qëndrojnë urdhrat nga presidenti Hashim Thaçi.

“Momenti i dytë është ky i djeshëm kur kemi depërtimin e gjashtë shtetasve turq kur kanë dokumentet e Kosovës, e ajo që mu më shqetëson është që Kryeministri e pastaj edhe Presidenti se nuk kanë qenë në dijeni”, tha ai.

“Unë jam i bindur se nuk mund të ketë deportim të shtetasve turq pa leje nga institucionet. Nuk ka as polici as AKI që guxon me marrë një vendim të tillë pa i thënë dikush me e bë”, duke shtuar se krerët ose po mashtrojnë duke thënë që se dinë, ose është dikush që mund të jap urdhra pa e ditur institucionet e Republikës.

Molliqaj, tha se sipas kësaj, qenka dikush që merr vendime për Kosovën, pa e ditur udhëheqësit e shtetit.

Debati për çështjen e dëbimit të shtetasve turq nuk ishte pjesë e rendit të ditës për këtë seancë të Kuvendit.

Sherifi: Shteti i turpit, i dorëzuam turqit si në kohën e Hitlerit

Shefi i Grupi Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se edhe përkundër që tre liderët shtetërorë u deklaruan se nuk e dinin se ishin arrestuar shtetasit turq, të gjithë e dinë se kush e urdhëroi rrëmbimin e 6 gylenistëve pa asnjë shpjegim. Sherifi e krahason dorëzimin e turqve me kohën kur i dorëzoheshin të pafajshëm Hitlerit.

Bilall Sherifi thotë se nuk jemi i vetëdijshëm për turpin që ka ndodhur dje në shtetin e Kosovës duke rrëmbyer dhe dëbuar 6 shtetas turq, drejtues dhe profesor të kolegjit Mehmet Akif.

Ai po ashtu tha se janë gënjeshtra kur tre udhëheqësit thanë se nuk e kanë ditur për depërtimin e gylenistëve sepse Sherifi thotë se të gjithë e dinë kush e urdhëroi.

“A jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm çka ndodhi dje? Kush nuk e di çka ndodhë në vendin e tij ai është në vendin e gabuar. E dimë të gjithë se kush e ka ditë, por edhe kush e urdhëruar”, ka thënë shefi i GP të Nismës.

Sherifi e ka krahasuar veprimin e djeshëm me mënyrën se si i janë dorëzuar njerëzit Adolf Hitlerit.

“Një nga këta koka turke të tregojë se si ndodhi kjo. Parlamenti e ka për detyrë të mos thotë ndodhi. 6 njerëz janë dorëzuar si në kohën e fashizmit kur i dorëzoheshin Hitlerit”, ka thënë Sherifi.

Sherifi thotë se është atakuar e drejta themelore e njeriut dhe është shkelur sundimi i ligjit.

“Nuk kemi pasur akt të ekstradimit sepse kjo bëhet me anë të gjykatave. Dje kemi pas akt rrëmbimi dhe dëbimi të gjashtë qytetarëve të huaj”

Sherifi thotë se sikur të kalonte nëpër procedurë gjyqësore, me siguri se nuk do të vendosej që të dëboheshin turqit prandaj kanë zgjedhur formën e dëbimit.

Deputetja e Kuvendit i quan terroristë gulenistët e arrestuar

Deputetja e partisë Demokratike Turke Myfera Shinik, tha se dëbimi i gjashtë turqve është bërë në mënyrë ligjore, derisa ata ika quajtur terroristë.

Ajo tha se këta, siç i ka quajtur ajo, terroristë, mund ta dëmtojnë Kosovën.

Deputetja turke ka dënuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj: Shkarkimi i Sefajt nuk është kundër partisë së tij

Kryeministri Ramush Haradinaj, nga foltorja e Kuvendit ka folur lidhur me situatën e krijuar në vend pas arrestimit dhe dëbimit të shtetasve turq nga Kosova gjatë ditës së djeshme.

Haradinaj tha se shkarkimi i ministrit Sefaj nuk është kundër tij, apo kundër subjektit politik që ai i përket, AKR-së së Behgjet Pacollit.

“Unë kam shkuar menjëherë te presidenti i vendit, me e pyet si është gjendja. Pas raportimeve nga përgjegjësia që kam, jam i detyruar që të veprojë. Kjo është shkelje e hierarkisë”, tha ai, duke folur për shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe shefit të AKI-së.

Haradinaj ka bërë të ditur edhe një herë se nuk ka qenë në dijeni të këtij veprimi të ndërmarrë.

“Ta elaboroj para jush zhvillimin e djeshëm, kam kërkuar shpjegimet ashtu siç i parasheh procedura. Nga informatat që kam aksioni ka qenë bilateral, i AKI-së dhe i policisë sonë, i Ministrisë së Punëve të brendshme, inicimi është bëra nga KSI, për shkak se personat e caktuar paraqesin rrezikshmëri të rrezikshme”, u shpreh ai.

“Në pamje të parë nuk ka shkelje ligjore, por ekzistojnë disa shkelje të tjera që janë shumë të rëndësishme. Është një problem, nuk janë informuar vendimmarrësit”, tha kryeministri.

Haradinaj: S’u lajmëruam fare për këtë aksion, u krye vetëm nga AKI dhe PK

“Nga informatat ka dal se ky informacion ka qenë bilateral vetëm i dy organizatave në Kosovë, dy institucioneve, AKI-së dhe i Policisë sonë, MPB-së. Inicimi i kësaj procedure është bërë nga AKI-ja, pra për revokim të lejeve të qëndrimit për shkak se personat e caktuar, të dhënave që ka AKI-ja paraqesin

rrezik për Kosovën. Në bazë të këtij vlerësimi AKI ka bazë ligjore t’i kërkoj MPB-së dhe departamentit për Azil, që të ndodh deportimi i tyre dhe deportimi ishte i menjëhershëm, pra proceduralisht kjo po ndodhke. Në pamje të parë ky deportim i tillë nuk ka shkelje ligjore dhe normave që ka Kosova. Ekzistojnë disa shkelje tjera që janë shumë të rëndësishme dhe bazuar në ato që kam mundur të nxjerr mbrëmë se ky veprim i tillë, pa hyrë në atë sa janë të rrezikshëm, është një problem nuk janë informuar vendimmarrësit”, tha Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka shprehur indinjatën e thellë rreth arrestimit dhe deportimit të djeshëm të gjashtë shtetasve turq për në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat