Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut, të hënën.
Kurti ka thënë se aksioni do të duhej të ndërmerrej vite më parë, por sipas tij, përkundër se aksioni ishte i duhuri, zhvleftësohet për shkak se është skenar, siç e quajti ai, "i çiftit Thaçi-Vuçiq".
Ai foli edhe për njerëzit e përfshirë në këtë ‘skenar’, duke thënë se i vetmi që ka mbetur jashtë dhe i painformuar për atë që ndodhi ishte kryeministri Ramush Haradinaj.
Kurti tha se drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, janë njerëz të dyshimtë, sepse, siç tha ai, ata kishin familjarë që kishin bashkëpunuar me Policinë serbe gjatë kohës së okupimit të Kosovës.
“Po ju e dini, babai i Shpend Maxhunit ka qenë kolaboracionist, ka bashkëpunuar me Serbinë”, ka thënë Kurt