Thaçi: Iniciativa për Shfuqizimin e Speciales Nuk Ishte e Imja

Aktuale

Thaçi: Iniciativa për Shfuqizimin e Speciales Nuk Ishte e Imja

Më: 29 mars 2018 Në ora: 22:15
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me nismën e deputetëve të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në fund të vitit të kaluar.

Ai në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se nuk kishte të bënte me këtë nismë.

“Ka qenë dhe është një e keqe e domosdoshme. Iniciativa ka pasë edhe më herët, unë nuk mund të dal kundër asnjë iniciative të deputetëve. Nuk ka qenë iniciativa ime”, tha Thaçi.

Ai po ashtu arsyetoi përkrahjen që i kishte bërë kalimin e këtij ligji.

“Unë kam qenë shumë konsistent, e kam udhëhequr atë proces në mënyrë institucionale. Kanë qenë dy rrugë, rruga e parë ka qenë me refuzu edhe të shkojmë përmes Këshillit të Sigurimit ku është edhe Rusia edhe Kina dhe në anën tjetër që të ruhet partneriteti me SHBA dhe BE”, tha Thaçi.

Përballë Jeta Xharrës, në këtë emision flasin Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat