Haradinaj paralajmëron shkarkime, Qeveria drejt rënies?

Aktuale

Haradinaj paralajmëron shkarkime, Qeveria drejt rënies?

Më: 29 mars 2018 Në ora: 21:52
Ndertesa e Qeverise

(E plotësuar) - Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj pritet që nesër të shkarkojë njërin prej ministrave të kabinetit të tij që lidhet direkt me operacionin e sotëm të depërtimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Në media është raportuar se ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj është personi që do të largohet nga kabineti i ekzekutivit. Mirëpo, ky veprim nuk është i nevojshëm sipas Aleancës Kosova  e Re. Nënkryetari i kësaj partie, Agim Bahtiri në një prononcim për mediat ka thënë se nuk ka dicka të vërtetë.

“Jo, jo… Janë spekulime. Nuk ka asnjë arsye. Ministri Sefaj është ministri më i vlerësuar nga qytetaret dhe ndërkombetarët por ndoshta dikujt po i pengon kjo”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe,  gjatë ditës së sotme u arrestuan dhe deportuan gjashtë shtetas turq që punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar se nesër do të ekzekutojë shkarkime në qeverinë e tij pas operacionit të sotëm të deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Nga burime të sigurta brenda qeverisë, raportohet se nesër do të shkarkohet Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryeshefi i AKI-së.

***

Pas arrestimit dhe depërtimit të sotëm për në Turqi të gjashtë gylenistëve, nesër do të shkarkohen ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtori i AKI-së, Driton Gashi.

Sipas burimeve të Kp, ky vendim është marrë sonte në takimin e mbajtur mes presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrave Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj.

Për arrestimin e sotëm asnjë nga zyrtarët e lartë të vendit nuk ka marrë përgjegjësi, duke hedhur fajin tek AKI dhe Ministria e Brendshme.

Image

***

Kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendësat e tij Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli kanë qenë në takim te presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Pak më herët nga ndërtesa e Qeverisë është parë tek kanë dalur ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtori i Policisë Shpend Maxhuni.

Kp ka kontaktuar edhe Sefajn edhe Maxhunin. Sefaj nuk e ka hapur fare telefonin ndërsa Maxhuni me të kuptuar thirrjen e ka mbyllur menjëherë.

Pak më herët ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka thënë se “brenda dy ditësh do t’i kenë të gjitha informatat se çfarë ka ndodhur sot”.

“Besoj se ata tashmë kanë fluturuar për në Turqi”, ka thënë Pacolli në lidhje me deportimin e tyre për në Turqi, pot duke mos qenë i sigurt për këtë. Haradinaj ka kërkuar raportim në detaje nga ministrat Flamur Sefaj (MPB) e Abelard Tahiri (MD), si dhe nga AKI-ja dhe Policia e Kosovës për krejt atë që ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat