Erdogan bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiçin

Aktuale

Erdogan bisedë telefonike me Thaçin dhe Vuçiçin

Më: 29 mars 2018 Në ora: 21:43
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç, njofton media shtetrore turke.

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet presidenciale turke, gjatë bisedave telefonike është folur rreth tensioneve pas arrestimit të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe Marko Gjuriç të hënën.

Erdogan ka theksuar rëndësinë që të kushtohet kujdes maskimal që rasti në fjalë të mos e dëmtojë procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti turk ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i një rëndësie tejet të madhe për paqen e rajonit, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo kontribut në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat