Islami: Policia nuk ka faj, kërkoni urdhërdhënësit për arrestimin e gylenistëve

Aktuale

Islami: Policia nuk ka faj, kërkoni urdhërdhënësit për arrestimin e gylenistëve

Më: 29 mars 2018 Në ora: 20:33
Avni Islami

Profesori i fushës së sigurisë, Avni Islami, ka shkruar në Facebook për zhvillimin e fundit rreth arrestimit të gjashtë shtetasve të turq, të cilët ende nuk po dihet se kush e dha urdhërin për arrestimin e tyre.

Krerët e shtetit, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, deklaruan se nuk janë në dijeni për këtë arrestim dhe nuk po e dinë as vet se ku të kërkojnë përgjegjësi.

Postimi i plotë i Islamit:

Policia,vetëm zbaton urdhrat nga lart. Mos e kërkoni fajtorin aty, kërkojeni urdhërdhënësin lidhur me kidnapimin dhe depërtimin e disa intelektualëve turq, që nuk mendojnë si Erdogani. Nëse ata, eventualisht janë të përfshirë në krim të organizuar, terrorizëm ose në spiunazh, para se ti dëboni , qitni para prokurorisë dhe gjykatës, shqiptojani masën e dhënë e pastaj dëboni e depërtoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat