“A është Ramush a Hashimi kryeministër?”

Aktuale

“A është Ramush a Hashimi kryeministër?”

Nga: G.B Më: 29 mars 2018 Në ora: 17:58
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Reagime të shumta ka pasur pas arrestimit dhe ekstradimit të shtetasve turq për në Turqi nga Kosova.

Për këtë kryeministri i vendit ka thënë se nuk ka qenë i informuar për gjithë këtë.

E këtë e ka komentuar analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se e gjitha ka qenë ekstradim në regji të Hashim Thaçit, përcjell Bota sot.

“Nuk ishte deportim. As ekstradim. Ishte kidnapim. Në regji të Hashim Thaçit”, ka shkruar ai.

Përmes postimeve në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk po e di a është kryeministër Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj.

“M'u ka pshtjellë: a osht Ramushi a Hashimi kryeministër?”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat