Eksperti i sigurisë që kishte paralajmëruar skenarin me Gjuriqin, ja çfarë kishte shkruar me 12 shtator

Aktuale

Eksperti i sigurisë që kishte paralajmëruar skenarin me Gjuriqin, ja çfarë kishte shkruar me 12 shtator

Nga: P.R Më: 29 mars 2018 Në ora: 15:11
Marko Gjuriq, 27 mars, 2018

Të hënën, në veri të Kosovës u arrestua nga Njësia Speciale e Kosovës, Marko Gjuriq, i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Deri tek arrestimi i tij erdhi si pasojë e mosrespektimit të procedurave kufitare për hyrje në Kosovës, ku shteti i Kosovës i kishte caktuar masën ndaluese për hyrje brenda territorit të Kosovës.

Image
Fadil Kajtazi

Por, ky skenar ishte paralajmëruar qysh me 12 shtator të vitit 2017 nga eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi.

“Provokimi i pare qe do t’i behet Kosovës nga Serbia do te jete ardhja e qeveritarëve serb ne Kosove pa përfillur procedurat protokollare për kalimin e kufirit te zyrtareve shtetëror. Si do te reagoj kryeministri kur lejet për hyrje ne Kosove te qeveritareve serb i ka Lista Serbska?”, kishte shkruar Kajtazi në faqen e tij më 12 shtator 2017, përcjellë “Bota sot”.

Image
Postimi i Fadil Kajtazit me 12 shtator 2017
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat