Gecaj i LDK'së: Kosovës i duhet një qeveri me shumicë shqiptare

Aktuale

Gecaj i LDK'së: Kosovës i duhet një qeveri me shumicë shqiptare

Më: 28 mars 2018 Në ora: 18:17
Ilustrim

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që Lista Serbe ta kontrollojë funksionimin e institucioneve të vendit.

 “Ne kemi pasur ultimatume të tilla edhe gjatë kohës së Qeverisë Mustafa. Por kjo qeveri është e varur tërësisht nga Lista Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi. Nuk mund të ketë qeveri të pakicës shqiptare që mund t’i zgjidhë problemet e mëdha në vend. Unë besoj që herëdo-kurdo kjo qeveri duhet të tërhiqet dhe të shkojmë në zgjedhje”

Në Info Magazine  ai ka deklaruar se për vendime të mëdha duhet një qeveri e shumicës shqiptare, duke nënvizuar se do të ishte mirë që të ketë ndërrim qeverie, në mënyrë që ajo të mos varej nga Lista Serbe.

“Ne kemi pasur ultimatume të tilla edhe gjatë kohës së Qeverisë Mustafa. Por kjo qeveri është e varur tërësisht nga Lista Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi. Nuk mund të ketë qeveri të pakicës shqiptare që mund t’i zgjidhë problemet e mëdha në vend. Unë besoj që herëdo-kurdo kjo qeveri duhet të tërhiqet dhe të shkojmë në zgjedhje”.

“Ne duhet të kemi qeveri të shumicës shqiptare, sepse nuk guxojmë që të varemi nga Lista Serbe. Në deklaratën tonë ne kemi thënë qartë se nuk do të lejojmë që Lista Serbe ta shkatërrojë jetën institucionale në vend. Por për vendimet tjera do të dalim në ditët në vijim, me qëndrime të qarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat