Haradinaj komenton ultimatumin e Listës Serbe – paralajmërimi i tij ndaj Vuçiqit

Aktuale

Haradinaj komenton ultimatumin e Listës Serbe – paralajmërimi i tij ndaj Vuçiqit

Më: 28 mars 2018 Në ora: 16:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se vendi ynë nuk do të zhbëhet për askënd si dhe nuk do të ketë shkëmbim të territoresh.

Haradinaj duke paralajmëruar një intervistë të tij, ka thënë se Lista Serbe duhet të kthehet dhe t’i diskutojë temat e përbashkëta, sipas tij ultimatumi është çështje e gabuar.

“Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt. Nuk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh. Lista Serbe duhet të kthehet në tavolinë dhe të diskutojë për temat e përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë. Ultimatumi është qasje e gabuar dhe formula e vetme është baza ligjore dhe kushtetuese”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej ai ka shtuar se Vuçiq nuk duhet testuar durimin e Kosovës pa kufij. “Presidenti serb, Vuçiq, duhet ta kuptoj që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë. Demarkacioni ka marrë epilogun e duhur dhe LDK ka treguar korrektësi politike në këtë proces. Të gjitha partitë politike duhet të kenë komunikim strategjik, për interesat vitale të vendit si dhe për proceset integruese që na presin”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat