Kush e dha urdhrin për arrestimin e Gjuriqit? Flet kryeministri Haradinaj

Aktuale

Kush e dha urdhrin për arrestimin e Gjuriqit? Flet kryeministri Haradinaj

Më: 27 mars 2018 Në ora: 15:01
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thyer heshtjen duke mbajtur konferencë për media për arrestimin e Marko Gjuriqit pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Haradinaj ka thënë se MPJ-ja kishte vendosur që të ndalet kushdo që ka tentuar të hyjë në Kosovë pa leje, duke mos folur rreth raportimeve të fundit se Presidenti Thaçi kishte urdhëruar.

“Janë proceduar standarde, MPJ e ka refuzuar hyrjen në Kosovë, në këtë rast MPB e ka zbatuar urdhrin, kuptohet kryetari i Qeverisë e ka monitoruar gjendjen. Çdo sekondë kam qenë në dijeni për procesin”, ka thënë Haradinaj.

“Sikur Gjuriq të priste 72 orë kish mujte me ardhë”, ka thënë kryeministri Haradinaj lidhur me arrestimin e zyrtarit të lartë serb.

“Nuk është çështje e tregimit të forcës, por të zbatimit të ligjit”, ka thënë tutje kryeministri lidhur me urdhërdhënien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat