Mulaj: Barrierat në sektorin minerar janë të jashtëzakonshme

Aktuale

Mulaj: Barrierat në sektorin minerar janë të jashtëzakonshme

Më: 27 mars 2018 Në ora: 10:54
Ismet Mulaj drejtor ekzekutiv në OAK

(E plotesuar)- Kosova ende mbetet një nga vendet me më së paku investime në rajon, nagaçe nuk ka asnjë investitor serioz në sektorin minerar për shkak të barrierave të cilat aplikohen nga Ministria e Bujqësisë veçanërisht nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës.

Kështu u tha sot në konferencën "Barrierat e të bërit biznes në Kosovë" të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ku janë prezantuar katër barriera, të cilat i adresohen Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë. 

Drejtori ekzekutiv në OAK, Ismet Mulaj, tha se Agjencioni Pyjor i Kosovës është administruese e mbi 42 përqind të tokave pyjore në Kosovë, kështu që e bën njërin nga faktorët kryesor në tërheqjen e investimeve, mirëpo, politikat aktuale të Agjencisë së Pyjeve sipas tij, nëse një investues është i interesuar që të investojë në një zonë e cila administrohet nga APK, ajo jep pëlqime vetëm deri në 5 vjet dhe atë vetëm për ndërtim të përkohshëm.

Mulaj: Është dekurajues që APK-ja jep kontratë me afat vetëm deri në pesë vjet

 “Faktori i parë i cili është i rëndësishëm dhe është dekurajues, është që Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, cili do investitorë që është i interesuar me investuar në Kosovë dhe mbi 42 përqind e hapësirës së Kosovës administrohet nga ky Agjencion, i jep  kontratë me afat vetëm deri në pesë vjet. Cilido invetues, i cili është i interesuar me investuar në Kosovë nuk ka arsyeshmëri ekonomike me ardh me marr një pronë me një afat deri në pesë vjet. Arsyeja e dytë që po ashtu lidhet me Agjencionin e Pyjeve të Kosovës, është që ky Agjencion jep tokë në shfrytëzim deri në pesë hektarë. Nëse një investues është i interesuar me ardhur me investua në Kosovë dhjetëra miliona euro, nuk mund të merr tokë në shfrytëzim më shumë se pesë hektarë”, ka thënë Mulaj.

Problem tjetër në këtë sektor, sipas Mulajt është edhe mënyra e paligjshme e taksës të cilën e aplikon Ministria e Bujqësisë ose Agjencioni Pyjor i Kosovës, si dhe barriera tjetër e madhe për biznesin është që pjesa më e madhe e sektorit minerar në Kosovë, të cilët bëjnë investime në Kosovë, paguajnë taksë të dyfishtë.

Mulaj: Barrierë tjetër është edhe taksa e paligjshme e Ministrisë së Bujqësisë

“Pengesa e tretë ose barriera e tretë për të cilën ne sot e kemi ftuar këtë konferencë, është një taksë  të cilën në një mënyrë të paligjshme e takson Ministria e Bujqësisë ose Agjencioni  Pyjor i Kosovës, që është taksë 0.20 cent për metër katror, për tokat pyjore të cilat u japin në shfrytëzim bizneseve të caktuara. Kjo taksë edhe për nga arsyeshmëria jo ligjore, edhe për nga arsyeshmëria ekonomike është jo e drejtë. Dhe arsyeja e katërt që është barrierë e madhe për biznesin në Kosovë, është që pjesa më e madhe e sektorit minerar në Kosovë, të cilët bëjnë investime në Kosovë, paguajnë taksë të dy fisht edhe në Agjencionin Kosovarë të Minierave dhe Mineraleve edhe në Agjencinë e Pyjeve taksë e cila thirret taksë për rikultivim”, ka thënë Mulaj.

Drejtori ekzekutiv I OAK ka thënë se këto barriera i kanë adresuar me shkrim te kryeministri i Kosovës dhe te Ministria e Bujqësisë, ngase sipas tij, problemet janë të jashtëzakonshme, është një nga sektorët më të pazhvilluar në Kosovë.

Mulaj: Problemet në sektorin minerar janë të jashtëzakonshme

 “Gjatë kësaj periudhe, Oda e Afarizmit ka vizituar pothuajse të gjitha bizneset të cilat merren me sektorin minerar, të cilët i shfrytëzojnë tokat që i kanë marrë me qira nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës. Problemet janë të jashtëzakonshme, është një nga sektorët më të pa zhvilluar në Kosovë dhe prej cilit Kosova ka pritë sidomos pas luftës shumë vende të reja të punës. Këto kërkesa janë të adresuara në drejtim të Qeverisë dhe i kemi bërë thirrje qeverisë së Kosovës që sa më shpejt të amandamnetohet ligji i Agjencionit të Pyjeve të Kosovës që këto kërkesa të rregullohen sipas kërkesave që i ka biznesi sipas praktikës më të mirë ndërkombëtare dhe të eliminohen barrierat për taksat e dy fishta të cilat po e pengojnë biznesin”, ka thënë ai.  

Këto barriera sipas Mulajt më së shumti atakojnë bizneset që merren me shfrytëzimin e pasurisë nëntokësore dhe e ka bërë të pamundur zhvillimin e këtij sektori. OAK rekomandon Qeverinë e Kosovës që Ligji për Agjencionin e Pyjeve të Kosovës të futet në procedurë amandamnetimi, që do të mundësonte që kërkesat e biznesit të marrin zgjidhje. /I. Shabani/

Oda e Afarizmit adreson problemet për të bërit biznes në Kosovë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizoi sot konferencën "Barrierat e të bërit biznes në Kosovë", ku sipas drejtuesve të kësaj Ode, Kosova ende mbetet një nga vendet me më së paku investime në rajon.

Sot OAK ka prezantuar katër barriera për të bërë biznes, të cilat i adresohen Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.  Agjencioni Pyjor i Kosovës është administruese e mbi 42 përqind të tokave pyjore në Kosovë, kështu që e bën njërin nga faktorët kryesor në tërheqjen e investimeve.

 Ismet Mulaj drejtor ekzekutiv në OAK ka thënë se sot me politikat aktuale të Agjencisë së Pyjeve , nëse një investues është i interesuar që të investojë në një zonë e cila administrohet nga APK, ajo jep pëlqime vetëm deri në 5 vjet dhe atë vetëm për ndërtim të përkohshëm.

“ Cili biznes ka interes që të investojë në një zonë ku kontrata për shfrytëzimin e kësaj toke është deri në pesë vite. Asnjë biznes nuk ka arsyeshmëri që të investojë në kontrata kaq afatshkurtra”, ka thënë Mulaj.

Problemi tjetër që i adresohet APK dhe Komisionit për Miniera dhe Minerale është se: të dy institucionet taksojnë një taksë për rikultivim, taksë e cila është e dyfishtë dhe është barrë për biznesin. Sipas tij, nuk ka asnjë investitorë serioz në sektorin minerar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat