Edita Tahiri: Vizitat e zyrtarëve serbë mund të anulohen nëse nuk respektohen kushtet e Marrëveshjes së Brukselit

Aktuale

Edita Tahiri: Vizitat e zyrtarëve serbë mund të anulohen nëse nuk respektohen kushtet e Marrëveshjes së Brukselit

Më: 26 mars 2018 Në ora: 22:47
Edita Tahiri

Në një konferencë të sontme për media, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se në Marrëveshjen e Brukselit nuk parashihet “kërkesa për lejim të hyrjes” në territorin e Kosovës – por “vetëm informimi”.

Edita Tahiri, ish-negociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, në një prononcim  e ka komentuar situatën e krijuar pas arrestimit të zyrtarit të lartë serb, Marko Gjuriq.

”Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel parasheh që vizitat e tilla të paralajmërohen. Mirëpo, duhet të respektohen kushtet e marrëveshjes për paralajmërim të ndonjë vizite”.

”Nëse shkelen kushtet e marrëveshjes, atëherë pala tjetër mund ta refuzojë kërkesën për vizitë”.

”Nuk kam shumë informacione për rastin e sotëm, por besoj që pala serbe ka i shkelur kushtet e marrëveshjes kur e ka bërë njoftimin”.

”Kjo nuk është hera e parë që Marko Gjuriq bën shkelje dhe hyn ilegalisht në Kosovë. Në njërën nga rastet e mëhershme, unë pata marrë vendim që të mos i vazhdoja bisedimet në Bruksel derisa ai të mos kërkonte falje – gjë që ai e kishte bërë”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat