Halit Barani flet për gjendjen në Mitrovicë pas arrestimit të Gjuriqit

Aktuale

Halit Barani flet për gjendjen në Mitrovicë pas arrestimit të Gjuriqit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 mars 2018 Në ora: 22:45
Halit Barani

Duke folur rreth asaj se a mund të eskalojë situata në Mitrovicën e Veriut, pas arrestimit të ministrit serb Marko Gjuriq, dhe se çfarë fshihet pas gjithë kësaj ngjarje, kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë , Halit Barani ka thënë për “Bota sot” se Pavarësia e Kosovës është pa dyshim e përgjysmuar, me vet faktin se nga qendra e qytetit të Mitrovicës e deri në kufi- Jarinjë pika nr. 1. janë plot 52 kilometra ku veprojnë të gjitha institucionet e Beogradit.

Sipas tij, gjendja në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës, e deri në këto momente është shumë e qetë dhe se nuk ka ndodhur asnjë ekses pas arrestimit të Gjuriqit.

“Besoj se as nuk do të ndodh asgjë në lidhje me këtë arrestim, ndërsa sa i përket asaj se si vlerësohet gjendja pas 10 viteve pas Pavarësisë së Kosovës, as pas kësaj Pavarësie të përgjysmuar nuk ka ndryshuar asgjë në të mirë dhe se nuk ka as shpresë se do të shkojë nga përmirësimi i gjendjes në këtë pjesë të Kosovës, e them këtë duke pas parasysh se në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës, veprojnë institucionet e Beogradit apo strukturat paralele serbe, pra bandat kriminele e që fatkeqësisht ato merrën me kontrabanda të ndryshme e ku ka edhe shqiptarë që bashkëveprojnë në këtë drejtim, madje edhe nga udhëheqës (zyrtar) të lartë të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë,Halit Barani.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat