Vuçiq kërcënon policët serbë të Kosovës: Do të përgjigjeni

Aktuale

Vuçiq kërcënon policët serbë të Kosovës: Do të përgjigjeni

Më: 26 mars 2018 Në ora: 21:37
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në reagimin e tij ka konfirmuar se edhe policë serbë në uniforma të policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriq, të cilin, ai e ka quajtur “kidnapim”.

“Ata që morën pjesë në kidnapimin e Gjuriq do të përgjigjen, e në mesin e tyre edhe dy serbë që ndihmuan për këtë” ka thënë Vuçiq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në emisionin Pressing në T7, ka thënë se në operacionin e sotëm në Veri të Mitrovicës ku u arrestua Marko Gjuriq kishin marrë pjesë edhe policët e komunitetit serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat