Zhvillimet rreth veriut

Aktuale

Zhvillimet rreth veriut

D. Bunjaku Nga D. Bunjaku Më 26 mars 2018 Në ora: 19:20
Fadil Lepaja

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, analisti politik Fadil Lepaja përmes një postimin facebook ka shkruar se skenari që po zhvillohet në veri ka dalur pikërisht nga bisedimet e fshehta Vucic - Thaçi.

Image
Fadil Lepaja

Ja postimi i plotë:

“Me shumë gjasë, skenari që po zhvillohet në veri, ka dalur nga bisedimet e fshehta Vuçiç-Thaçi. 
Urdhëri, jashtë kompetencave të presidentit, për të filluar me "Asociacionin", me gjasë pa koordinim me qeverinë, është edhe një problem i ri, të cilin i njëjti po na e len në derë, pas kalimit të kontestuar, të demarakacionit.
Fillimi në mënyrë të gabuar, dhe jashtë kompetencave, do të sjell me gjasë deri te acarimi i sërishëm i marrëdhënieve brenda vendit dhe te konflikti i brendshëm i radhës, duke krijuar rrethana kur presidenti do të mbetet lojtar kryesor për shkak të aftësisë me e kontrollue krizën të cilën e ka krijuar vet.
A po pason edhe një marshim i pasuksesshëm në veri?
Si do të e prodhoj krizën kësaj radhe”, ka shkruar analisti politik Fadil Lepaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat