Policia dëbon Gjuriqin nga territori i Republikës së Kosovës

Aktuale

Policia dëbon Gjuriqin nga territori i Republikës së Kosovës

Më: 26 mars 2018 Në ora: 19:03
Marko Gjuriq

Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka siguruar informacione se Marko Gjuriq dhe persona të tjerë, janë parë të jenë prezent në lokacionin ku kishin planifikuar të mbanin një takim me përfaqësues dhe qytetarë të veriut të Mitrovicës.

Me qëllim të verifikimit të informacionit dhe  zbatimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS), i cili ka ndaluar vizitën në Kosovë të disa zyrtarëve serbë duke përfshirë Vulin dhe Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për të vepruar në atë lokacion, thuhet në deklaratë.

Policia ka bërë të ditur se njësitet kompetente policore gjatë hyrjes në atë lokacion me qëllim të verifikimit të informacionit të siguruar dhe për të zbatuar vendimin zyrtar të autoriteteve të shtetit, gjatë hyrjes kanë hasur në pengesa dhe rezistencë të disa personave që gjendeshin në atë lokacion.

“Përkundër pengesave dhe rezistencës së shfaqur njësitet policore duke përdorur mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme policore, kanë arritur ta verifikojnë informacionin dhe njëherësh ta arrestojnë Gjuriq, i cili ishte prezent në atë lokacion. Policia e Kosovës bazuar në refuzimin e hyrjes në RKS, të njëjtin e ka larguar nga territori i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjuriq shpejt dëbohet nga Kosova

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është sjellë në stacionin policor në Qendër të Prishtinës, ndërkaq pasi të merret në pyetje nga policia e Kosovës ai do të dëbohet drejt Serbisë.

Ai do të dëbohet nën forcat e shumta të Policisë drejt pikës së kalimit kufitar në Merdare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat