Bie numri i protestuesve serbë

Aktuale

Bie numri i protestuesve serbë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 17:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth 300 qytetarë të mbledhur para objektit ‘Mitrovacki Dvor’ në veri të Mitrovicës, ku do të mbahej takimi për dialogun e brendshëm të serbëve të Kosovës, të cilët ishin mbledhur në shenjë pakënaqësie për prezencën e policëve specialë të Kosovës në veri, tashmë kanë filluar të shpërndahen.

Burime të medias bëjnë të ditur se janë më pak se 100 protestues, të cilët po qëndrojnë akoma aty. Ata janë në pritje që para tyre të sqarojë dikush nga politikanët lokalë situatën më të re të krijuar në atë pjesë, duke përfshirë edhe prezencën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në atë pjesë, mirëpo deri tash askush nuk ka folur.

Ndryshe, konferenca akoma nuk ka filluar edhe pse përfaqësuesit e partive politike serbe ndodhen brenda në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat