Sllovakia mbështet Kosovën

Aktuale

Sllovakia mbështet Kosovën

Më: 26 mars 2018 Në ora: 16:01
Lubomir Batary dhe Rrustem Berisha

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Lubomir Batary, konfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për mbështetjen e Kosovës në shumë fusha, duke qenë se Sllovakia e konsideron Kosovën si vend mik.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, me të cilin bisedoi për aktualitetin politik dhe të sigurisë në rajon, dhe për angazhimin e dy institucioneve të të dyja vendeve për bashkëpunimin me interes.

Ministri Berisha në pika të shkurtra shpalosi ecurinë e aktiviteteve rreth transformimit të FSK-së, duke ripërsëritur  faktin se transformimi do të jetë transparent, i koordinuar dhe do të bëhet me konsensus të plotë të faktorit të brendshëm politik.

Ndërsa, zyrtari sllovak shprehu gatishmërinë për identifikimin e fushave të bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë.

“Qëllimi ynë është fleksibil dhe pragmatik, që të ndihmojmë Kosovën që të mos mbetet prapa’’, tha Batary.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat