Në Serbi thonë se Kosova do ta ketë të vështirë anëtarësimin në UNESCO

Aktuale

Në Serbi thonë se Kosova do ta ketë të vështirë anëtarësimin në UNESCO

Më: 26 mars 2018 Në ora: 09:37
Ilustrim

Në shtetin serb kanë shprehur besimin se Kosova do ta ketë shumë më të vështirë anëtarësimin në UESCO, sesa në vitin 2015 kur kjo kërkesë u refuzua.

Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq ka thënë për Novosti se për momentin, Kosova do ta ketë të vështirë anëtarësimin në këtë organizatë.

“Prishtina për shkak të ndryshimit të rrethanave ndërkombëtare, sot ka shumë më pak mundësi për pranim në UNESCO, sesa në vitin 2015 kur aplikimi për anëtarësim iu refuzua”, tha Tanaskoviq.

Ambasadori serb ka thënë se Rusia, Kina por edhe vende nga Amerika Latine dhe Islamike, do ta kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Ne do të ndjekim me vëmendje situaatën. Rusia dhe Kina si aleatë të rëndësishëm, kurse kemi përkrahje edhe nga vendet e Amerikës Latine, vendet islamike, aziatike dhe afrikane”, tha Tanaskoviq.

Kosova kishte dështuar të anëtarësohet në UNESCO në vitin 2015. Për tri vota, nuk kishim arritur të bëheshim pjesë e kësaj organizate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat