Tahiri: Kufijtë s’ndryshohen pa luftë, Serbia të paguajë për gjenocidin

Aktuale

Tahiri: Kufijtë s’ndryshohen pa luftë, Serbia të paguajë për gjenocidin

Më: 25 mars 2018 Në ora: 17:47
Edita Tahiri

Njëra prej politikaneve që është marrë më së gjati me dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, nuk sheh kurrfarë mundësie që Kosova të pranojë temën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Madje, ajo thotë se pavarësisht insistimit të Serbisë, kjo temë duhet të mbyllet. Përmend luftën si njërën prej pasojave që mund të prodhonte një temë e tillë.

Version tjetër, sipas saj, për ndryshim të kufijve është hapja e kësaj teme për krejt Ballkanin. Por, për të ardhur deri te kjo pikë duhet marrë pajtimin edhe të vendeve tjera dhe perëndimit. Ajo parashikon se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë për shkak se kundërshtimit ndërkombëtar.

Sidoqoftë, Tahiri ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të prodhojë njohjen reciproke. Por, në asnjë mënyrë ndonjë kompromis sic po kërkon Aleksander Vucic.

Sipas saj, Serbia duhet të paguajë çmimin e gjenocidit që ka kryer në Kosovë.

“Por, faza e tretë nuk mund të ketë kompromis.....Serbia s’mund të kërkojë kompromis por duhet të kërkojë falje për krimet që ka kryer në Kosovë”, ka thënë Tahiri, në intervistë për Express.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat