Këto do të jenë të gjitha tarifat në Rrugën e Kombit, nga 2.5 deri në 22.5 euro

Aktuale

Këto do të jenë të gjitha tarifat në Rrugën e Kombit, nga 2.5 deri në 22.5 euro

Më: 25 mars 2018 Në ora: 17:21
ilustrim

Nga vendi i Edi Ramës, motorët do të paguajnë 2.5 euro për një drejtim, ndërkohë veturat 5 euro. Për autobusët e kamionët që shkelin këtë rrugë shpesh, do të jetë një barrë më e rëndë.

Një kalim i autobusit apo kamionçinës do të kushtojë jo më pak se 11.2 euro, ndërkohë për kamionë të mesëm e të mëdha shifrat vazhdojnë të rriten. Kamioni i mesëm për një drejtim do të paguajë 16.2 euro, e kamioni i rëndë 22.5 sosh.

I pari që ka reaguar ashpër ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe ideoi dhe dha vendimin për këtë rrugë. Sipas tij, Edi Rama po takson shqiptarët që udhëtojnë tek njëri-tjetri.

Berisha nuk ka hezituar ta quajë ‘turpi i kombit’, ndërkohë që ka përmendur edhe shifrën mbi 300 milionëshe që Shqipëria merr nga Rruga e Kombit.

“Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kalojë në rrugën e Kombit do paguajë taksën “Edvin”; 5 deri në 10 euro! Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro të ardhura ne vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njeri-tjetri! Turpi i Kombit!”, ka shkruar ish-kryeministri.

Reagime përveç politikës, ka pasur edhe nga qytetarët e njerëz mediash. Shumë nga ta kanë thënë publikisht se kjo taksë do të ndikojë që shumë kosovarë të mos udhëtojnë aq shpesh për në Shqipëri.

Ndryshe, Shqipëria numrin më të lartë të turistëve e ka nga Kosova. Po ashtu, numrin më të madh të njerëzve që hyjnë në kufijtë kosovarë, janë nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat