"Serbët e vizitojnë sa herë të duan Kosovën, ndërsa zyrtarë tanë nuk po kanë guxim..."

Aktuale

"Serbët e vizitojnë sa herë të duan Kosovën, ndërsa zyrtarë tanë nuk po kanë guxim..."

H.Orana Nga H.Orana Më 23 mars 2018 Në ora: 20:54
Marko Gjuriq

Drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i është refuzuar leja për të vizituar Kosovën. Megjithatë, Gjuriq ka thënë se nuk do ta ndaloj askush dhe do ta vizitoj Kosovën edhe pa lejen e shqiptarëve.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi thotë se zyrtarët serbë e kanë vizituar Kosovën gjithmonë pa e përfillur Qeverinë e Kosovës. Sipas tij, asnjë zyrtarë shqiptar nuk guxon ta vizitoj Kosovën Lindore.

Image
Faik Krasniqi

“Zyrtarët e lartë serbë gjithmonë kanë vizituar Kosovën pa e përfillur Qeverinë e Kosoveës. Madje kanë bërë edhe deklarata të forta nacionaliste, duke ofenduar institucionet dhe shqiptarët e Kosovës. Kurse në anën tjetër asnjeë zyrtar i lartë nga Kosova nuk guxon ta vizitojë Kosovën Lindore, sepse çdoherë janë kthyer mbrapsht”, thekson Krasniqi.

Ai thotë më tutje se sikur të kishim shtet serioz, jo vetëm Gjuriq por asnjë zyrtar serb nuk do të mund ta vizitonte Kosovën pa marrë leje nga shteti.

“Njëkohësisht një shtet serioz do të zbatonte edhe masat e reciprocitetit. Por nuk pres një gjë të tillë nga partitë shqiptare që më shumë e duan pushtetin se shtetin”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat