Kurti e Veseli përplasen për Listën Serbe

Aktuale

Kurti e Veseli përplasen për Listën Serbe

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:03
Kurti dhe Veseli

Gjatë debatit të sotëm për ndërmarrjet publike në Kuvendin e Kosovës, kryetari i VV-së, Albin Kurti e akuzoi Kadri Veselin se Listën Serbe e trajton njëqind herë më mirë se Vetëvendosjen, kurse Veseli i është përgjigjur se Serbisë ia ka kthyer pushkën që nga viti 1990, ndërsa e respekton çdo qytetarët që e pranon dhe e respekton Republikën e Kosovës.

Në fjalën e tij kryetari i Kuvendit, Kadri Vesli i është drejtuar Kurtit se nuk e ka atw e as nuk do me pas armik, por fjalimi tij vetëm bardh e zi, është i tepruar në luftën e tij politike.

Veseli: Albin, armik nuk të kam as nuk du me të pas

“Albin, armik nuk të kam as nuk du me të pas kurrë, të respektoj në çdo aspekt, por nuk me pëlqen nganjëherë tepër shumë e ke profesionalizuar tepër shumë luftën politike, në kuptimin pozitë dhe opozitë, nuk duhet me qu deri në fund, se njerëzit po mendojnë çdo gjë është bardh e zi”, tha Vesli.

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka reaguar ndaj fjalës së Vesleit, të cilit i ka thënë se nuk është e vërtetë që nuk i konsideron si armiq, pasi Listën Serbe e trajton më mirë se vetëvendosjen.

Kurti: Ju Listën Serbe e trajtoni njëqind herë më mirë se Vetëvendosjen

“Nuk është e vërtetë që nuk na trajtoni si armiq. Ju Listën Serbe e trajtoni njëqind herë më mirë se Vetëvendosjen. Ju neve na keni sha në seancën e pardjeshme, po kjo tregon se si kryetar i Kuvendit s’e keni as kulturën elementare, e as minimumin e duhur të edukatës. E keni sha publikisht në mikrofon Vetëvendosjen. Bëjani Listës Serbe ashtu”, tha Kurti.

Kurse reagimi i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka qenë se i respekton të gjithë qytetarët e Kosovës që e njohin shtetin e pavarur dhe sovran, ndërsa Serbisë ia ka kthyer pushkën që nga viti 1990.

Veseli: Albin edhe ti nuk je larg meje

“Unë Listën Serbe e respektoj shumë, edhe qytetarët e Republikës së Kosovës që e njohin shtetin e pavarur dhe sovran, unë i respektoj shumë. Me Serbinë më shumë s’muj bëj. Albin edhe ti nuk je larg meje, Serbisë ia kam kthyer pushkën prej 1990 e deri më 1999. Më shumë nuk muj me bërë edhe kurrë nuk i bi pishman. Që sot a po i she dikun, ti e din vet çka të kanë ba, me respekt se edhe ti je pjesë e asaj sakrifice”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat