Veseli ia përmend Kurtit qindra punësime të aktivistëve të VV-së në Prishtinë

Aktuale

Veseli ia përmend Kurtit qindra punësime të aktivistëve të VV-së në Prishtinë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:46
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurti, i cili foli për punësime politike në borde të ndërmarrjeve publike e institucione tjera.

Veseli tha se është e vërtetë që ka pasur nga të gjitha partitë politike. E në këtë pikë tha se hyn edhe Vetëvendosje.

Për këtë ai përmendi qindra punësime që janë bërë në Komunën e Prishtinës, dhe ato krejt nga aktivistëve të Vetëvendosjes.

 Veseli tha se po punojnë që të hiqen këto praktika, dhe për këtë përmendi një marrëveshje që ka nënshkruar ai me Britaninë e Madhe për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike. Albin Kurti më pas reagoi, duke mos mohuar faktin e punësimeve të anëtarëve të VV-së në Komunën e Prishtinës, por tha se ata e kanë shkatërruar mafian e ndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat