“Ti Ramush Haradinaj ua ke kaluar Sulltanit dhe Mark Milanit, të vraftë buka e Kosovës”

Aktuale

“Ti Ramush Haradinaj ua ke kaluar Sulltanit dhe Mark Milanit, të vraftë buka e Kosovës”

Nga: D.RR Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:37
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, përmes një statusi në facebook, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Haradinaj.

Islami thotë se kauza e AAK-Nismës për 3 vite për kufirin, po del që të ketë qenë më shumë kauzë e rrejshme për të ardhur te pushteti.

Statusi i plotë i Islamit:

Po bëhet propagandë e fort për Demarkacionin që kaloj këto ditë me shumicën e votave të deputetëve të Kosovës. Nëse kthehemi në retrospektiv prej viti 2015 shohim që kemi politikan pa asnjë ndërgjegjeje njerëzore!!Mendoj që kauza e AAK-Nismës për 3 vite për kufirin, po del që të ketë qenë më shumë kauzë e rrejshme për të ardhur te pushteti, mendoj se duhet me kanë hiq njeri duhet me kanë i pafytyrë e idiot me rrejt për 3 vite rresht qytetarët, duhet me kanë i sojit të Esat Pashës me falë toka Ramush Haradinaj!!!
Lufta jote për çlirim tash është baras me zero, por kur ti shtosh që kufirin nuk kanë mundur as Sulltani e as Mark Milani me e lëkund, po del që ti ua ke kaluar edhe e atyre se ti e bërë këtë e luajte kufirin he zoti të vraftë, të vraftë buka e Kosovës. Unë po të isha në vendin tënd nuk do të kisha mundur me ba gjumë të rehatshëm, a e dinë ti që varret e burrave të Rugovës të rënë në betejat e pandërprera kanë me të ba roje kur ti të jesh në gjumë të thellë, kanë me ndjek e përndjek deri të çmendesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat