Grupi i Deputetëve të Pavarur kërkon debat parlamentar për korrupsionin

Aktuale

Grupi i Deputetëve të Pavarur kërkon debat parlamentar për korrupsionin

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:29
ilustrim

Grupi i Deputetëve të Pavarur ka bërë kërkesë tek Kuvendi i Kosovës që të organizojë një debat të veçantë për korrupsionin, si kriter për liberalizimin e vizave.

Në kërkesën e tyre thuhet se ‘kosovarët janë të vetmit në Evropë të cilët nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e Be-së, për shkak se Kosova ende i nënshtrohet regjimit të vizave’.

Kujtojmë që të mërkurën, Kuvendi miratoi marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, të cilën e votuan 80 deputetë.

Bashkimi Evropian dhe shtetet mike të Kosovës e kanë mirëpritur këtë gjë, duhe thënë se është hap kyq drejt heqjes së vizave për kosovarët. Por ata bëjnë thirrje që tash të nisin përpjekjen për plotësimin e kushtit të fundit për viza, e që është lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat