"PDK me Listën Serbe rrëzuan qeverinë më të mirë që kishte Kosova"

Aktuale

"PDK me Listën Serbe rrëzuan qeverinë më të mirë që kishte Kosova"

Nga: H.Orana Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:27
Arkiv

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj në një postim në Facebook ka folur për të arriturat e ‘ish opozitës’. Gecaj ka përmendur të bëmat e PDK-së, sa ishte në opozitë, duke thënë se bashkë me Listën Serbe e rrëzuan qeverinë më të mirë që kishte Kosova.

Poashtu, Gecaj ka përmendur edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe ndarjen e saj.

Postimi i plotë:

TË ARRITURAT "MADHORE" TË ISH-OPOZITËS "SË BASHKUAR"!

• Ju bashkuan PDK-së e Listës Serbe për të rrëzuar qeverinë më të mirë të cilën ky vend e kishte pasur ndonjëherë - u bë pra bashkë "shapi e sheqeri" kundër rrezikut më të madh të tyre të përbashkët, LDK-së;

• Ringjallën pothuajse nga hiri feniksin e fantazmës së PDK-së, dhe ushqyen edhe më tutje apetitet grabitqare të kësaj partie emblematike të pabesisë;

• Mundësuan instalimin e qeverisë së “komandantëve”, më të keqen që ky vend ka pasur dhe që mund ta ketë ndonjëherë;

• Realizuan ëndrrën dhe fiksimin patologjik të Ramushit për tu bërë kryeministër;

• LVV u nda në dy taborre, me një konfrontim të ashpër dhe me premisa të mungesës së plotë të moralit njerëzor e grupor;

• Demarkacioni kaloi plotësisht në formën e tij fillestare;

• Qeveria e re premton implementimin e asociacionit gjithashtu;

• Mbajtën qytetarët e pafajshëm të mbyllur për tri vite shtesë;

• Shkatërruan edhe atë pak imazh që i kishte mbetur vendit tonë;

• Lënduan seriozisht institucionalizmin dhe demokracinë e re kosovare;

• Bllokuan, parandaluan e dëmtuan edhe shumë procese tjera të rëndësisë nacionale.

Një LDK e fortë e paraluftës nxori pamëdyshje vendin nga pushtimi shekullor ... një LDK e fortë e pasluftës dërgoi paluhatshëm vendin drejt statusit të pavarësisë ... dhe edhe tani, vetëm një LDK e fortë padyshim se do ta drejtoi vendin kah integrimi i sigurt e i përshpejtuar në strukturat veri-atlantike. Prandaj, të mbesim me shpresë se përfundimisht do të vetëdijesohemi si popull për hir të fatit të vendit dhe ardhmërisë sonë të sigurt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat