Çfarë thotë Fisnik Ismaili për padinë e burrit të Arbana Xharrës

Aktuale

Çfarë thotë Fisnik Ismaili për padinë e burrit të Arbana Xharrës

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:07
Arbana Xharra dhe Fisnik Ismaili

Deputeti i Grupit të Pavarur, Fisnik Ismaili, në fund të muajit janar përmes një statusi në Facebook kishte akuzuar Andin Lokajn, bashkëshortin e këshilltares së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Arbana Xharrës, se ishte ai që e kishte rrahur atë vitin e kaluar në parkingun e banesës së saj, kur ishte kthyer nga Shqipëria.

Mirëpo, gazetari Andin Lokaj i cili është bashkëshorti i Arbana Xharrës, ka paditur për shpifje deputetin e  Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismailin.

Lajmi.net ka kontaktuar me Ismailin, i cili tha se nuk ishte në dijeni për padinë dhe nuk di pse është paditur.

“Jo nuk po disha kurrgjë”, është shprehur ai në lidhje me padinë e Lokajt.

Ismaili tha se nëse është paditur atëherë do të veprojë sipas ligjit.

“Kur të marr vesh për çka është do të veproj sipas ligjit”, ka thënë më pas Ismaili.

Lokaj ka kërkuar nga Ismaili që në llogarinë e tij në Facebook t’i kërkojë falje për shpifje ndaj tij, po ashtu të tërheq “shpifjen” ndaj Lokajt si dhe t’i paguajë paditësit vlerën prej 128 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat