Ministria ndanë 2 mijë e 500 euro për blerjen e tre telefonave mobil

Aktuale

Ministria ndanë 2 mijë e 500 euro për blerjen e tre telefonave mobil

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:45

Shpenzimi i buxhetit të shtetit për gjëra luksoze nga institucionet e vendit po vazhdon të ndodhë.

Këtë herë, është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e cila ka paraqitur nevojën për blerjen e tre telefona mobil.

Por, si duket këta telefona mobil janë dora e fundit e teknologjisë, pasi për tre telefona kjo ministri ka kërkuar dy mijë e pesëqind euro (2.500,00).

Në një tender të ministrisë, tek lënda e kontratës thuhet se kanë nevojë për furnim me telefona mobil për nevoja të kabinetit.

“Furnizim me 3 telefona mobil për nevoja të kabineti të Ministrit. Vlera e parashikuar e kontratës: 2.500,00”, thuhet në tender.

Në njoftimin e Ministrisë për kontratën për furnizim me telefon mobil nuk përshkruhet lloji i telefonit të blerë as ndonjë specifikë e tij.

Ky tender është shpallur me datën 20 të këtij muaji.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat