Donika Gërvalla: Naser Rugova harroi premtimet që i bëri në viset e Rugovës, turpërohem që…

Aktuale

Donika Gërvalla: Naser Rugova harroi premtimet që i bëri në viset e Rugovës, turpërohem që…

Nga: A.ZH Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:31
Donika Gërvalla

Ish-kryetarja e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani Donika Gërvalla, ka kritikuar deputetin e kësaj partie Naser Rugova, për votën e tij pro Demarkacionit.

Gërvalla në një postim në Facebook, ka thënë se deputeti Rugova i ka harruar premtimet e bëra ndaj qytetarëve të Rugovës, gjatë kohës së fushatës, në lidhje me të vërtetën për ato vise, përcjell Bota sot.

Ajo u ka kërkuar falje këtyre qytetarëve, duke u thënë se turpërohet para tyre, për shkak se sipas saj, ajo nuk arriti të pengojë të keqen e madhe.

Më poshtë postimi i saj i plotë:

Më bënë veshët, apo edhe Naser Rugova e miratoi këtë version të demarkacionit, i cili e gjymton Rugovën?

Ju kërkoj falje publike të gjithë juve, qytetarëve të Rugovës, të cilët na pritët me zemër dhe mendje të hapur hapur gjatë bisedave dhe vizitave të ndryshme në Rugovë. Bisedat tuaja për mua kanë qenë të pazëvendësueshme për të zbardhur të vërtetën. 

Naseri mund t'i ketë harruar, unë jo.

Ju siguroj që nuk erdha tek ju për të keqpërdorur mikpritjen tuaj për sa për t'u fotografuar, as për të mbledhur vota dhe pikë politike ndër ju. Erdha sepse vërtet doja ta dija nga goja juaj të vërtetën për ato vise, për të cilat gjyshi im Bardh Gërvalla luftoi së bashku me shumë trima të Dukagjinit. 

Turpërohem para jush që nuk arritëm ta pengojmë këtë të keqe të madhe. 

Koha dhe historia do të na ndëshkojë nesër për gabimet e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat