Ish anëtari i G2-ZKZ dhe SHIK-ut: Disa komandanta vasal të Thaçit, gjatë luftës u endshin me nga dy e tri femra në xhipa

Aktuale

Ish anëtari i G2-ZKZ dhe SHIK-ut: Disa komandanta vasal të Thaçit, gjatë luftës u endshin me nga dy e tri femra në xhipa

Nga: P.R Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:28
Ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish eprori i lartë i G2-ZKZ, Naim Miftari

Ish agjenti i SHIK-ut, dhe ish eprori i lartë i G2-ZKZ, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se në listat e dëshmorëve ka njerëz të cilët janë ekzekutuar si bashkëpunëtorë të Serbisë.

Ai ka shkuar edhe më tej, ku ka shkruar se gjatë luftës Disa komandanta vasal të Thaçit, gjatë luftës u endshin me nga dy e tri femra në xhipa.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pse s’kini both ti pranoni gjërat siç kanë qenë.

Kishin kidnapuar njeriun që kishte punuar si inspektor i tregut gjate masave të dhunshëm të Serbisë në Skenderaj, e maltretojnë disa ditë dhe e vrasin e varrosin në malin e Morinës.

Dhe çuditërisht ai person sot është në listën e dëshmorëve civil dhe në listë me dëshmorët e njëmend të UÇK, po ku ka ma turp që një tradhtar të pushkatuar nga Shqiptarët për bashkëpunim me Serbinë ta nderosh si dëshmor të kombit Shqiptar.!

Disa "Komandatat" vasal të Hashim Thaçit që gjate luftës u endshin me nga dy e tri femra në gjipa për ta shpëtuar bi...e vet veprat e tyre ndyn edhe listat e dëshmoreve dhe veteranëve duke futur njerëz të ndyrë dhe të komprometuar. Dhe fatkeqësisht nuk është rasti i vetëm...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat