Sot fjala përfundimtare për Shefqet Krasniqin

Aktuale

Sot fjala përfundimtare për Shefqet Krasniqin

Më: 23 mars 2018 Në ora: 07:53
Shefqet Krasniqi

Sot do të jepen fjalët përfundimtare në rastin ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

Sipas aktakuzës, Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi dhe për nxitje të urrejtjes e shtytje në kryerje të veprave terroriste në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe ‘Mehmet Fatih’ në Prishtinë.

Të gjitha këto pretendime të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës janë mohuar nga Krasniqi që është deklaruar i pafajshëm.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat