GDP kërkojnë debat në Kuvend për cilësinë e mishit

Aktuale

GDP kërkojnë debat në Kuvend për cilësinë e mishit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:07
Pamje nga Kuvendi i Kosoves

Deputeti i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Salih Salihu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do të kërkojnë debat parlamentar për cilësinë e mishit të importuar në Kosovë

Ai ka shkruar në Facebook se bashkë me deputetin Driton Çaushi, në emër të Grupi Parlamentar të Deputetëve të Pavarur të premten në mëngjes do të nisin një iniciativë me të cilën do të kërkojnë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të organizojë një debat të veçantë në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Ajo çka po ndodh me cilësinë e mishit të importuar nga Belgjika në Kosovë është shqetësuese. Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet, të diskutojë dhe të ndërrmerr masa të veçanta për këtë çështje.

Prandaj, bashkë me deputetin Driton Çaushi, në emër të Grupi Parlamentar të Deputetëve të Pavarur nesër në mëngjes do të nisim një iniciatvë me të cilën do të kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që të organizojë një debat të veçantë në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë.

Aktualisht Kosova importon sasi të larta të ushqimit për të cilat besohet se nuk i përmbushin kriteret minimale për cilësi dhe siguri, pra janë jashtë çdo norme të cilësisë. Në këtë kuptim, mallrat e ardhura në Kosovë besohet se prodhohen në linja të veçanta të dedikuara për tregun tonë.

Në munges të funksionimit të institucioneve të vendit, sidomos Agjencionit te Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe doganave të Kosovës, vendi ynë Kosova është bërë poligon i futjes së mallrave më cilësi dhe siguri ushqimore të ulët të ushqimit nga vendet fqinjë dhe më gjërë, duke rrezikuar seriozishtë shëndetin publik te qytetarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat