Abrashi: Demarkacioni kauzë fiktive që ia humbi Kosovës tri vite

Aktuale

Abrashi: Demarkacioni kauzë fiktive që ia humbi Kosovës tri vite

Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:19
Arban Abrashi

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se demarkacioni ka qenë kuazë fiktive që është përdorur për të ardhur në pushtet nga partitë që dikur ishin në opozitë, AAK-NISMA.

Abrashi ka theksuar se janë humbur tri vite nga kjo kauzë fiktive, që sipas tij, ka humbur edhe qytetari i Kosovës.

“Ne mendojmë se kjo ka qenë një kauzë fiktive dhe janë humbur më shumë se tri vite realisht, por ajo që ka ndodh dje e vlerësojmë lartë, sepse mendojmë që është një hap i madh përpara dhe një vlerësim pozitiv për tërë procesin. Së pari mbyllet ky kapitull i cili i ka pamundësuar qytetarët tanë të integrohen në BE. Ne mendojmë se që nga fillimi kjo ka qenë kauzë fiktive, kemi ftuar palët që me qenë”, ka thënë Abrashi.

Sipas tij, LDK-ja është parti ndryshe, që përkundër kauzave fiktive e ka votuar demarkacionin për t’i zhbllokuar proceset.

“Ajo çka ka bërë LDK-ja ka treguar se jemi ndryshe, përkundër një kauze fiktive, përkundër një dokumenti që e ka rrëzuar qeverinë e LDK-së, ne e kemi votuar atë, sepse mendojmë që interesi i qytetarëve është përtej interesave të partive politike. Esencalisht kjo marrëveshje nuk ka dallim, është e njëjta, por vetëm disa dokumente shtesë, që ne i kemi pranuar për të ecur procesi përpara. LDK ka pasur mundësi ta kushtëzoi me mocion për rrëzimin e qeverisë por nuk e kemi bërë”, ka thënë Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat