Haradinaj zihet ngushtë kur pyetet për çka do të mbahet mend si kryeministër

Aktuale

Haradinaj zihet ngushtë kur pyetet për çka do të mbahet mend si kryeministër

Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:08
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në në takim me gratë ka marrë pyetje që në disa raste edhe nuk ka mundur të u jap përgjigje të lehta.

Në një rast ai u pyet se për çfarë do të mbahej mend si kryeministër, dhe përgjigjen nuk është që mundi ta ketë shumë konkrete.

Haradinaj, u mundua që indirekt të thotë se është ende herët, pasi e lidhi atë me procesin dhe evoluimin.

Ndërsa, si punë të tij më të madhe veçoi, kontratën për termocentralin e ri, me një kompani amerikane, në vlerë 1.3 milion dollarë. Megjithatë, për këtë tha se nuk i takojnë meritat komplet atij, pasi tha se si projekt është nisur më herët.

E duke e lidhur me këtë, tha se edhe ajo që mund të mbahet në mend nga puna e tij, është insistimi i tij, për t’i kryer të gjitha proceset e nisura, dhe mos zvarritjen e tyre, duke aluduar këtu edhe te përmbyllja e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat