Nisma e parë e Grupit të Pavarur të Deputetëve në Kuvend

Aktuale

Nisma e parë e Grupit të Pavarur të Deputetëve në Kuvend

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:41
Grupi i Pavarur i Deputetëve

Grupi i Pavarur i Deputetëve,  kanë bërë nismën e parë, që nga shkëputja prej Vetëvendosjes.

Ky grup prej 12 deputetëve kanë iniciuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për hetim parlamentar.

Deputetja Aida Dërguti përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, ka bërë të ditur këtë nismë.

”Me mbështetjen e deputetëve të Grupit të Deputetëve të Pavarur, e kam proceduar Nismën Legjislative: Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar, që projektligji t’i plotësojë të gjitha aspektet formale për t’u proceduar në Kryesi të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo në Facebook.

Sipas saj me këtë projektligj synohet të eliminohen disa aspekte procedurale: sic janë afati i shkurtër për t’i dërguar nominimet për anëtarë të komisionit, caktimin e numrit të anëtarëve të pozitës dhe opozitës si dhe emërimi i Kryesuesit dhe i zv. Kryesuesit të komisionit.

“Kemi konsideruar se afati prej 7 ditësh është i mjaftueshëm[për nominimin e anëtarëve]…Projektligji i ri diferencën e anëtarëve te përgjithshëm në raport opozitë-pozitë në Kuvend e vendos një anëtar më shumë nga opozita. Kështu, në asnjë mënyrë grupet parlamentare që janë në qeverisje nuk do të mund t’i bllokonin komisionet hetimore”.

“Konsiderojmë që kryesuesi duhet të zgjidhet nga radhët e grupit parlamentar që është iniciator i Komisionit Parlamentar. Ndërsa zëvendës kryesuesi duhet të emërohet nga Kuvendi me propozim të grupit parlamentar që është bashkë iniciator i themelimit të komisionit, grup parlamentar i cili është pjesë e nënshkrimeve në listën e iniciatorit”, ka shkrua Dërguti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat