VV kërkon lirimin e deputetëve që hodhën gaz lotsjellës

Aktuale

VV kërkon lirimin e deputetëve që hodhën gaz lotsjellës

Më: 22 mars 2018 Në ora: 13:21
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje përmes një deklarate për media kërkon lirimin e shtatë deputetëve të kësaj partie, të cilët u arrestuan dje për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në shenjë proteste ndaj miratimit të demarkacionit.

Vetëvendosje konsideron se marrëveshja e miratuar dje nga ligjvënësit kosovarë ia fal 8.200 hektarë Malit të Zi dhe ia zgjat jetën Qeverisë Haradinaj ‘për pak kohë’.

“Ky arrestim i deputetëve të Lëvizjes erdhi me urdhër të kryepolicit Kadri Veseli për të liruar sallën e Kuvendit të Republikës që dje kishte për qëllim faljen e territorit, legjitimin e tradhtisë së Thaçit, e të gjitha këto me ndihmën e kryeministrit Haradinaj”, thuhet në deklaratë.

Deputetët që u arrestuan dhe u larguan dhunshëm nga salla e Kuvendit ende po vazhdojnë të mbahen në paraburgim: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat