Ismet Beqiri tregon se kur Isa Mustafa do të kthehet në Kosovë

Aktuale

Ismet Beqiri tregon se kur Isa Mustafa do të kthehet në Kosovë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:02
Ismet Beqiri dhe Isa Mustafa

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, mbrëmë në emisionin "DPT te Fidan Jupolli", ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit dhe liderit të LDK-së, Isa Musafës

Beqiri është shprehur se gjendja shëndetësore e Mustafës për momentin është stabile. Dhe se ai shumë shpejt pritet që të kthehet në Kosovë dhe t’i vazhdojë aktivitetet politike.

Beqiri thotë se zgjedhjet e brendshme në LDK do të mbahen kur t’i vijë koha.

Kujtojmë se lideri aktual i LDK-së, gjatë muajit janar, ka shkuar për shërim në Gjermani ku po i kryen disa terapi fizikale në një qendër atje. Express në vazhdimësi ka raportuar lidhur me gjendjen e zotit Mustafa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat