Pamje përrallore: Këto janë pasuritë të cilat do t’i kalojnë Malit të Zi

Aktuale

Pamje përrallore: Këto janë pasuritë të cilat do t’i kalojnë Malit të Zi

Nga: P.R Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:50
Bukuritë e Kosovës të cilat pritet t’i kalojnë Malit të Zi!

Kuvendi i Kosovës dje ratifikoi marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Pas shumë betejave me gazin lotsjellës, Kuvendi arriti që me 80 vota ta votojë këtë marrëveshje.

Por, pas votimit të kësaj marrëveshje, e nënshkruar në vitin 2015, Malit të Zi, pritet t’i takojnë këto pjesë të bukura të Kosovës.

Ndër bukuritë përrallore të kësaj ane është edhe liqeni i Kuqishtës, i cili thuhet se tashmë vetëm gjysma i takon Kosovës, po asht në këto anë janë edhe bjeshkët e Bjelluhës, Jelenku , Lugu i Shkodrës etj. Është klubi Kosova Hiking Trips, ata të cilët kanë publikuar disa foto të këtyre pjesëve të Kosovës.

“NGUSHËLLIME HIKERA!”, është mbishkrimi i vendosur në albumin e këtyre fotove, shkruan “Bota sot”.

Ne ju sjellim fotot e publikuara nga Kosova Hiking Trips.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat